Haradinaj-Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 e herë 100 euro

news
Advertisement

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet”, kështu ka shkruar në “Facebook”, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Advertisement

Ai e kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se Shteti nuk mbahet me “vitra”

“Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje e këshilloi Kurtin “Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”.

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin. Për këtë Qeveria i ka ndarë mbi 28 milionë euro.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.