Historia e Merjemes që edhe pse ishte e virgjër u kërc*ënua nga burri sepse nuk i doli gjak natën e parë të martesës!

news
Advertisement

Seksi ka qenë e vazhdon të mbetet tabu, e me mitet rreth tij janë rritur breza. Virgjëria për një femër është shumë e rëndësishme në Shqipëri, por edhe në disa vende të tjera.
E keni dëgjuar frazën: “Ruaje virgjërinë për një djalë të mirë që ta meritojë”, ky është thelbi i disa shoqërive në mënyrën se si e konceptojnë ndershmërinë tek një grua.

Advertisement

Ndonëse sipas shkencës virgjëria nuk provohet nga gjakderdhja ose mungesa e saj, mijëra gra të reja në Iran vazhdojnë t’u nënshtrohen “testeve të virgjërisë” përpara martesës, edhe pse nuk ka asnjë bazë mjekësore për ekzaminimet e tilla.
Gratë iraniane detyrohen që t’i nënshtrohen rivendosjes së himenit ose, në raste ekstreme, të vriten “për nder”.
“Më mashtrove të martohesha me ty sepse nuk je e virgjër. Askush nuk do të martohej me ty nëse do ta dinte të vërtetën.”

Kështu i tha burri i Merjemes pasi bënë séks për herë të parë.
Ajo u përpoq ta qetësonte se, edhe pse nuk kishte gjakderdhje, ajo nuk kishte kryer kurrë marrëdhënie më parë.
Por ai nuk e besoi dhe i kërkoi të merrte një certifikatë virgjërie.
Kjo nuk është e pazakontë në Iran.

Pas fejesës, shumë gra shkojnë te mjeku dhe bëjnë një test që vërteton se nuk kanë bërë kurrë séks.
Certifikata e Merjemes thoshte se lloji i himenit të saj ishte “elastik”.
Kjo do të thotë se ajo mund të mos nxirrte gják pas seksit penetrues.
“Më lëndoi krenarinë. Nuk kam bërë asgjë të keqe, por burri im vazhdonte të më ofendonte”, tha ajo.
“Nuk munda të duroja më, kështu që mora disa pilula dhe u përpoqa të vr(isja veten”.
Menjëherë, ajo u dërgua në spital dhe mbijetoi.
“Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë të zeza. Kam humbur 20 kg gjatë asaj kohe.”

Historia e Merjemes është realiteti i shumë grave në Iran.
Të qenit e virgjër para martesës është ende vendimtare për shumë vajza dhe familjet e tyre.
Është nj vlerë që është e rrënjosur thellë në konservatorizmin kulturor.
Një gjinekolog ose një mami do të kryejnë një test dhe do të lëshojë një certifikatë.
Kjo do të përfshijë emrin e plotë të gruas, emrin e babait të saj, ID-në e saj kombëtare dhe shpeshherë edhe foton e saj.
Ai do të përshkruajë statusin e himenit të saj dhe do të përfshijë deklaratën: “Kjo vajzë duket e virgjër”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.