Hoxha: Bekteshi ngatërron gjërat, kryqi në Vodno nuk është Kishë

news
Advertisement

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i është përgjigjur ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në lidhje me deklaratën për ndriçimin e kryqit. Hoxha në emisioni Rruga drejt në Tv-Alsat ka thënë se Bekteshi i ngatërron gjërat dhe se debati nuk është religjioz.
“Lëvizja BESA nuk është në koalicion me askënd në Qytetin e Shkup prandaj edhe adresa e z.Bekteshi është e gabuar. Sa i takon kryqit në Vodno, ai prap ngatron gjerat sepse kryqi nuk është kishë dhe debati nuk ka konotacion religjioz. Sa i takon përgjegjësisë, qeveria ka sjelle vendim për gjendje të jashtzakonshme për energji elektrike prandaj ata mund të marrin vendime të njeanshme për ndërprerje të energjisë elektrike” ka thënë Hoxha.

Advertisement

Ndërkaq Bekteshi sot paradite kishte deklaruar:
“Ato të cilët konsumojnë më shumë energji elektrike janë objektet fetare, qofshin kishat apo edhe xhamitë. Sa i përket kryqit në Qytetin e Shkupit, është ingirencë e qytetit të Shkupit dhe përpara që të japim propozime të tilla, është mirë që përgjegjësinë që e kanë marrë dhe kanë koalicion të shumicës në Qytet të Shkupit, pikërisht përmes këshilltarëve të tyre që të dalin me propozim që të sjellin masa sa i përket kursimit të energjisë elektrike”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.