Leon Tolstoi shkruante: “Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tmerrit të sëmundjeve dhe gjithë tor*turave të shpirtit, por tragj*edia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë trag*jedia në dhomën e gjumit”.
Marquis de Luc de Clapiers, shekuj më parë pat thënë: “Objekti më i rëndë në botë është trupi i një gruaje, që nuk e dashuron më “
Sjelljet se*ksuale të njerëzve janë aq të ndryshme dhe të çuditshme, sa është vështirë të thuash kush është normale e kush jo. A e përfytyroni veten të bëni s*eks me një robot? A është kjo “normale”? Këto pyetjet e mia mund t’u duken si pyetje prej idioti, por shpejt, do të vijë një ditë, mundet brenda jetës tonë, dhe seksi me partnerë artificialë, do të jetë një gjë e zakonshme në bisedat tona. Mos u çuditni, teknologjia për të bërë këtë lloj seksi, ekziston edhe tani. Natyrshëm, lindin këto pyetje:
Si do të klasifikohet roboti, sipas ligjeve të së ardhmes, pasuri personale, një i rritur i bindur, apo një skll*ave se*ksi?
A do të sillemi me robotët, psikologjikisht dhe emocionalisht, ndryshe nga ç’sillemi sot me kukullat sek*suale dhe vibratorët?
Kërkuesi në fushën e inteligjencës në University of Maastricht në Holandë, David Levy, paralajmëron se dashuria dhe sek*si me robotët, është i paevitueshëm në të ardhmen, dhe , sipas tij, qeveria e parë që do të legalizojë martesat njeri-robot, do të jetë ajo e Massachusetts në Amerikë (atje ndodhet i famshmi Institut i Teknologjisë) Grupi i parë i njerëzve që do të martohen dhe do të bëjnë seks me robotët do të jenë të drithëruarit pas seksit, njerëzit që janë shumë introinvertë dhe kanë probleme psikologjike. Pa dyshim, do të jenë edhe ata, që ndjejnë se janë shumë të shëmtuar dhe nuk tërheqin dot një partner se*ksual të dëshiruar.
Mos u çuditni. Kujtoni vetëm një shekull më parë. Martesat midis racave të ndryshme ishin të paligjshme kudo në botë dhe quheshin “anormale”, madje një “kri*m kundër natyrës”. Po kështu ka qenë edhe me martesat me të njëjtin se*ks. Kudo ato ishin të ndaluara. Tani këto mendime janë hedhur poshtë, sepse kanë ndryshuar sjelljet seksuale të njerëzve dhe bashkë me to dhe mendimi për sjelljet normale sek*suale
Secili nga ne, mund të përfytyrojë disa lloj marrëdhëniesh se*ksuale midis dy të rriturve, që edhe pse nuk janë me dhu*në, janë neveritëse për ne. Gjithkush mund të përfytyrojë ato akte seksuale, jo të dhu*nshme, por që nuk do të donte ti provonte kurrë, për arsye të edukimit të tij.
Ne jemi qenie të ndërgjegjshme dhe duhet t’i shikojmë në mënyrë kritike dhe ndershmërisht kufizimet tona. Edhe në se vëmë në punë gjithë potencialin tonë intelektual, përsëri do ta kemi të vështirë të themi çfarë është ose nuk është normale në marrëdhëniet sek*suale të njerëzve.
Praktikat se*ksuale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Sex*ual and Relationship
Therapy”, na thotë: “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”.
Dëshirat sek*suale janë vështirë të kategorizohen duke u bazuar në standarde “normale” dhe “anormale”. Profesori Le Vay, në University of California, San Diego, në librin e tij “The Sexual Brain”, thotë: “Disa njerëz tërhiqen prej partnerëve të pjekur dhe të moshuar, të tjerë prej të rinjve të rritur. Disa kërkojnë partnere të holla, disa të dhjamosura. Disa eksitohen seksualisht nga drita e qiriut dhe muzika e butë, të tjerë nga kamxhikët dhe abu*zimi. Disa eksi*tohen nga kafshët, disa nga motoçikletat, e disa nga të vdekurit. Disa duan sek*sin në grup; për të tjerë objekti s*eksual më i fundit është trupi i tyre. Ka njerëz, madje, që kurrë nuk kanë provuar ndjenja s*eksuale të asnjë lloi”
Dihet pak ose aspak, për shkaqet që ndikojnë në preferencat tona sek*suale. Këtu poshtë do të përpiqem të përmbledh, atë që thonë kërkuesit e s*eksit lidhur me zakonet se*ksuale në botë:
Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë seks (të dëlirë), ose kanë bërë sek*s vetëm pak herë në vit.
Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë seks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj.