Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale

news
Advertisement

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final. Ai ka thënë se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masivisht procesit të regjistrimit.

Advertisement

“Tani jemi në fazën finale”, ka shkruar Kambëri në Facebook, duke shtuar se ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për ta regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar.

“Inkurajoj regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar”, ka shtuar ai. Më tej, ka thënë se është shumë me rëndësi, prandaj i ka ftuar qytetarët që “të vazhdojmë këtë intensitet e këtë punë të filluar mirë”.

“Të gjithë bashkë. Të regjistrohemi. Të dëshmojmë sa jemi e të tregojmë se jemi shumicë”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.