Kaos në Gjilan – shtatë persona përleshen me thika në mes të qytetit

News

Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lulishtja” në Gjilan, ku sipas policisë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, duke përdorur edhe mjete të mprehta – thika.

Si pasojë e përleshjes, të shtatë personat kanë pësuar lëndime trupore.

Pas pranimit të ndihmës mjekësore, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, nga Spitali i Gjilanit janë transportuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *