Kasami pas fitores në Tetovë kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare

news
Advertisement

Kreu i Lëvizjes Besa, njëherë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën për shtyp pasi shpalli fitore në garën për këshillin e komunës së Tetovës kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Kasami tha se legjitimitet i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është në Tetovë dhe se duhet të ndërrohet pushteti edhe në nivel qendror.

Advertisement

“Për një periudhë të shkurtër ne dy herë e fitojmë BDI-në, sigurisht që legjitimiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që buron këtu, tregon se nuk është më me BDI-në. Ne nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti i shqiptarëve nga struga deri në Kumanovë të vijë në vend dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të kenë një përfaqësues të denjë edhe në pushtetin qendror. Kërkojmë zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë”, tha Kasami.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.