Konfirmohet lajmi. Të shtunën gurthemeli i fabrikës së veturave elektrike në Tetovë, investim i familjes Destani

news
Advertisement

Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës të shtunën do të presë investimin më të madh ndonjëherë. Për herë të parë në Ballkan, një kompani e madhe makinash do ta shndërrojë këtë zonë në lider prodhimi. Bëhet fjalë për një investim të kompanisë gjermane për prodhimin e makinave elektrike “e.Go”, në pronësi të familjes Destani.

Advertisement

Investimi gjigand nënkupton edhe qindra të punësuar për prodhimin e makinës tashmë të dëshmuar suksesshëm në Gjermani.

Prototipi i parë i kësaj makine që nuk emeton karbon, por funksionon vetëm me energji elektrike, u prezantua në vitin 2017. Vetëm një vit më vonë, në 2018, u porositën mijëra të tilla. “e.Go” ka rrëzuar edhe mitin se makinat elektrike janë makina të shtrenjta.

Krahasuar me makinat e tjera elektrike, “e.Go” ka çmim prej 17 mijë eurosh, çka e shndërron në një nga makinat elektrike më të lira në botë dhe të ofrueshme për masën.

Kapaciteti i kësaj makine është katër ulëse dhe është e projektuar për manovrim të lehtë nëpër qytet. Sipas studimeve që ka bërë kompania, udhëtarët ngasin mesatarisht 30 deri në 40 kilometra në ditë, andaj kanë ardhur në përfundim se nuk nevojitet një kapacitet baterie prej 300 ose 400 kilometrash, çka do ta rriste çmimin jashtëzakonisht shumë.

“e.Go” është një automjet inteligjente multifunksional që ofron komoditetin nga ajri i kondicionuar, sediljet e përparme me ngrohje, xhami i përparmë me ngrohje dhe nga asistenca e parkimit. Të gjitha këto elemente të automjetit nuk janë pjesë e ndonjë pakete speciale, por janë të përfshira në çmimin bazë.

Pronari kryesor i “e.Go” është investitori financiar holandez ND Group.

Pas kësaj qëndron sipërmarrësi nga Tetova me vendqëndrim në Düsseldorf, Nazif Destani, i cili është edhe themeluesi i kompanisë Ecolog. Sipas mediave gjermane, investitorë të tjerë në “e.Go” janë brende të njohura botërore, si Pirelli, ish-sekretari i thesarit të SHBA-së John Snoë dhe aktori australian Hugh Jackman. Vetura u përurua këtë vit në muajin maj dhe pjesë e përurimit ishte edhe futbollisti i njohur Neymar.

ND Group, themeluar në vitin 2008, nga Nazif Destani, është një kompani ndërkombëtare private me bazë në Holandë me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara. Familja Destani është e famshme mes shqiptarësh. Por, më shumë sesa për biznesin, njihen për artin. Prandaj, shpesh artistit Blerim Destanit, ja kanë mveshur edhe rolin e biznesmenit. Por, s’është kështu. Nazif Destani është pronar i ND Group, vëllai i Blerimit.

Ai është kryesisht biznesmen fjalëpakë e i heshtur. Në biznes i pari, por në publik vetëm “vëllai i Blerimit”.

Gjithsesi, Nazifi s’e nisi gjithçka nga hiçi. Tani krenohet shumë me babanë Lazimin, që vepron qysh nga para lufta në Kosovë dhe Maqedoni. Përveç kësaj Lazimi njihet edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Si biznes primar dikur, kishte agjencitë turistike. Sot, shtrirja është tejet e madhe, mbase edhe përtej vizionit të Lazimit dikur.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.