Konkurrenti i tretë i ‘Dance With Me’, këngëtari i preferuar i të gjitha vajzave

news
Advertisement

Edhe pak ditë kanë mbetur dhe gjithçka është gati për të nisur një rrugëtim të ri në Tv Klan. ‘Dance With Me’, spektakli i vallëzimit që do ta bëjë të gjithë familjes të kërcejë, pas pak ditësh nis në Tv Klan.

Advertisement

Luiza Gega ishte e para konkurrente që u zbulua, nga pista e vrapimit, në pistën e kërcimit, kampionia shqiptare do të sprovojë veten në një profil të ri.

Ndërsa, sot, sapo janë zbuluar edhe dy konkurrentë të tjerë.

Cindy Marina

E lindur dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sindi vjen gjithashtu nga fusha e sportit dhe Kombëtarja Shqiptare e Volejbollit. Edhe pse mjaft e re, Sindi nisi të merret me sport në klubin e saj në Kaliforni, por edhe në skuadrën e shkollës.

Por sportistja bukuroshe nuk e ka lënë karrierën vetëm me sportin, por është bërë gjithashtu pjesë e pasarelave të bukurisë, si edhe e ekranit.

Valon Shehu

Një prej këngëtarëve më të mirë pop rock të skenës shqiptare, Valon Shehu e ka provuar veten edhe në reality show, por tani është radha në një ‘pistë’ tjetër, në një profil të ri. ‘Dance With Me’, edhe për Valonin do të jetë një sfidë e re. Se si do të duket Valoni si balerin, mbetet të presim shumë pak ditë…

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.