Kopanica tetë ditë pa ujë të pijshëm/ Komuna e Jegunocës thotë se banorët nuk i paguajnë faturat

news
Advertisement

Banorët e fshatit Kopanicë të komunës së Jegunocit tashmë 8 ditë janë pa ujë! Edhe pse i kanë dy rrjete të ujësjellësit, ata për momentin nuk kanë ujë të pijshëm sepse është dëmtuar pompa që e furnizon fshatin me ujë. Po sipas banorëve, edhe kur rrjeti ka pasur ujë, i njëjti nuk është pirë shkau se përzihet me një ujë mineral. Kopanicasit thonë se janë të detyruar që të shkojnë deri në fshatin Përshefcë që të mbushin ujë ndërsa fajin e hedhin tek komuna që i ka lënë pa ujë.

Advertisement

“Ujë për pije nuk kemi shkojmë në Përshevcë, gjithë fshati Kopanocë shkojnë mbushim ujë në ata çezmat atje, ujë i ri i Jegunocës ka qenë për në fshatin tonë kemi pas ujë nga Përshëvca ata na ndalën e nxorën në Jegunocë, tash edhe atë e ndalën e përzien me një ujë të tharët që nuk pihet krejt qereç është, ujë për pije nuk kemi ku është defekti duhet të jetë tek komuna atje. Tash për një pikë ujë duhet të shkojmë me shishe në Përshevcë se duhet me pijë ujë, a duke qen uji aty i Jegunocës.”

“Shkojmë në Përshevcë mbi Jegunoc, aty mbushim. Tha njëri pse se kanë paguar e kanë ndalë, ti ndalja atij që nuk paguan jo gjithë fshatit, një javë jemi edhe uji nuk është kualitet për pije.”

“Kështu siç e çon shteti nuk është mirë, zero ndër zero t’i paguash të gjithë të dhënat dhe dy herë prishet ajo një herë dy ditë s’kemi pas ujë tash u bën një javë s’kemi, por nuk e di si bëhet ajo.”

“Për amvisëri përdorim puset, ndërsa për pije mbushim në Përshevcë, ne si popullatë nuk kemi asnjë faj, ne duam ujë, unë sot i shleva borxhet që pata atje ka dhe shumë të tjerë që i kanë shlyer borxhet ku është problemi pyetni në komunë.”

Por nga Komuna e Jegunocës thonë se banorët nuk i paguajnë faturat e ujit ndërsa komuna nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar rrymën dhe të sanojë defektin tek pompa. Sipas kryetarit Dimitar Kostadinoski, Komuna çdo muaj merr fatura të rrymës nga 2500 deri në 3000 euro, ndërsa pagesat e faturave nga qytetarët janë shumë të vogla.

“Problemi është se për momentin ka një defekt në pompën që e furnizon fshatin, atë do e rregullojnë por këta banorë edhe nuk e paguajnë ujin, unë jam takuar me ta dhe u kam thënë, paguajeni që ta rregullojmë se dhe ne si komunë nuk kemi mundësi të mbulojmë harxhimet që janë çdo muaj.”- thonë nga Komuna e Jegunocës.

Për këtë, banorët e Kopanicës i bënë thirrje Komunës që të ndërmerr masa ndaj atyre që nuk paguajnë ujë edhe jo të penalizohet i gjithë fshati. Ujë nuk ka as në shkollën fillore të këtij fshati, ndërsa pastrimi i tualeteve dhe klasave bëhet me ujin që të punësuarit e sjellin nga shtëpitë e tyre për mirëmbajtjen e pastërtisë në shkollë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.