Kryeministrja e Finlandës kërkon falje, përlotet gjatë konferencës

news
Advertisement

Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të një fotoje që tregonte dy gra duke u puthur dhe pozuar gjysmë të zhveshura në rezidencën verore zyrtare të udhëheqëses së vendit.

Advertisement

Fotoja doli pasi një video që tregonte kryeministren Sanna Marin duke kërcyer dhe kënduar me miqtë, nxiti një debat nëse drejtuesja 36-vjeçare e qeverisë ka të drejtë të festojë e shfrenuar
Zonja Marin konfirmoi se fotografia ishte bërë në një banjë në një rezidencë zyrtare të kryeministrave finlandezë pas një festivali muzikor në fillim të korrikut. Zonja Marin nuk duket në imazh; dy femrat e paraqitura kanë gjoksin e tyre të mbuluar me një shenjë që thotë, “Finlandë”.

Një nga gratë, e cilësuar si një ndikuese e mediave sociale, thuhet se postoi foton, e cila u hoq menjëherë pasi mediat filluan të raportonin për të.

“Për mendimin tim, ajo foto nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për këtë. Ajo foto nuk duhej të ishte bërë”, tha zonja Marin të martën.

Ajo tha se mbrëmja pas festivalit ishte një festë private dhe emrat e të gjithë të ftuarve iu dhanë ekipit të sigurisë që monitoron vilën Kesäranta, që ndodhet në pjesën veriore të Helsinkit.


Vila dykatëshe prej druri e vitit 1873 ka një sauna buzë detit, një pavijon, dhe një fushë tenisi.

“Ne ishim duke përdorur ambjentet e saunës dhe zonën e kopshtit, por nuk kaluam kohë brenda vilës Kesäranta, megjithëse tualetet e mysafirëve në katin e poshtëm ishin në përdorim,” tha zonja Marin, sipas kanalit YLE.

Të mërkurën, kryeministrja iu drejtua një turme në qytetin jugor Lathi të Finlandës, dhe përmendi pamjet e jetës së saj private që u bënë publike.

“Unë jam gjithashtu njeri,” cituan mediat finlandeze të ketë thënë zonja Marin me zë të thyer dhe sy të skuqur. Ajo shtoi se kurrë nuk kishte dështuar të merrte pjesë në një detyrë të vetme, sepse kishte marrë pushim.

“Unë bëj punën time. Kam mësuar nga kjo”, tha zonja Marin. “Kjo javë nuk ka qenë e lehtë. Ka qenë e vështirë. Por dua të besoj se njerëzit shikojnë punën që bëjmë, jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë”.

Në videon e publikuar javën e kaluar, zonja Marin shfaqej me miqtë në një festë tjetër private. Ajo ka pranuar se ajo dhe miqtë e saj festuan në një “mënyrë të zhurmshme” ku përfshihej përdorimi i alkoolit – por, sipas njohurive të saj, nuk kishte drogë.

Zonja Marin tha se ajo mori pjesë në festë javët e fundit, por nuk pranoi të thoshte saktësisht se ku dhe kur. Ajo tha të premten se bëri një test droge për t’u dhënë fund spekulimeve rreth përdorimit të substancave të paligjshme. Rezultatet ishin negative, raportoi zonja Marin të hënën, duke shtuar se ajo e pagoi vetë testin.

Një nga gazetat kryesore finlandeze, Helsingin Sanomat, raportoi se me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara vitin e ardhshëm, po rritet zhgënjimi mes anëtarëve të Partisë Social Demokratike të kryeministres.

Ndërsa askush nuk po flet për presionin ndaj kryeministres Marin për të dhënë dorëheqjen, disa anëtarë të intervistuar nga gazeta ishin kritikë ndaj gjykimit të saj në një kohë kur zhvillohet luftë në Ukrainë dhe Finlanda është në pritje për t’u bashkuar me NATO-n, raporton VoA.

Një anëtar i partisë Helsingin Sanomat, i cituar në mënyrë anonime, vuri në dukje se Finlanda është ende një vend relativisht konservator, veçanërisht jashtë rajonit të kryeqytetit.

Zonj Marin kryeson një koalicion qeverisës prej pesë partish dhe ka marrë vlerësime për drejtimin e palëkundur të vendit përmes pandemisë COVID-19 dhe procesit të aplikimit për anëtarësim në NATO.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.