Kurti: Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë

news
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar rreth strehimit të afganëve që kishte filluar një vit më parë, pas largimit të komunitetit ndërkombëtar nga Afganistani dhe largimit të shumë qytetarëve afgan për në vende të ndryshme.

Advertisement

I pari i qeverisë, ka thëne se, që nga atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë.

“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar Kurti në Twitter,

Për mikpritjen e afganëve në vend, Kosova është vlerësuar lartë si nga ShBA dhe organizatat të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për mikpritjen e afganëve në vend, Kosova është vlerësuar lartë si nga ShBA dhe organizatat të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.