“‘Lojtari’ i fshehur i Bosnje dhe Hercegovinë kundër Itali – ballboy vjedh shënimet e Gianluigi Donnarumma!”

News

Afan Çizmiq është bërë i njohur në Bosnjë-Hercegovinë, gati sa futbollistët e kësaj përfaqësuese.

Javën e kaluar Bosnjë-Hercegovina mposhti Italinë në penallti në finale të plejofit dhe do të luajë në Botërorin e këtij viti.

Para se të niste seria e goditjeve nga pika e bardhë, 14-vjeçari Çizmiq ia vodhi portierit të Italisë, Gianluigi Donnarumma, letrën ku i mbante shënimet se në cilën pjesë të portës i gjuajnë boshnjakët penalltitë.

Donnarumma, që shumë e vlerësojnë portierin më të mirë në botë “nuk e lexoi” asnjëherën penallti të boshnjakëve. Dhe kjo ka bërë që djaloshi që mblidhte topa në ndeshje, të bëhet i njohur.

Për boshnjakun e ri kanë shkruar mediume të shumta, duke përfshirë ato të Anglisë. Dhe tani ka thirrje në rrjete sociale që ai të ftohet për Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *