LSDM ka gisht në ndërprerjen e rrymës në Haraçinë

news
Advertisement

Edhe pse mes banorëve dihej një kohë e gjatë për shkaqet apo pasojat pse ndodhë kjo situatë, por tanimë ata publikisht flasin dhe akuzojnë udhëheqësinë aktuale të degës së LSDM-së në Haraçinë se ata qëndrojnë pas kësaj çështje, sepse ende nuk po mund të pajtohen me faktin se kanë humbur në zgjedhjet e fundit lokale në Haraçinë

Advertisement

Shkup, 24 gusht – Sot është dita e tretë që në Haraçinë nuk ka rrymë elektrike. Banorët shprehen të indinjuar për këtë situatë, që nuk është edhe hera e parë, sepse edhe para dy muajve Haraçina nuk kishte rrymë për pesë ditë me radhë. Edhe pse mes banorëve dihej një kohë e gjatë për shkaqet apo pasojat pse ndodhë kjo situatë, por tanimë ata publikisht flasin dhe akuzojnë udhëheqësinë aktuale të Degës së LSDM-së në Haraçinë se ata qëndrojnë pas kësaj çështje, sepse ende nuk po mund të pajtohen me faktin se kanë humbur në zgjedhjet e fundit lokale në Haraçinë.

“Krejt LSDM në Haraçinë i bën këto punë. Duhet të merren masa, nuk shkon më kështu. Gjithë e dimë se kush është fajtori”, tha një qytetarë haraçinas që para zyrave të EVN-së në Shkup protestoi bashkë me banorët e tjerë Haraçinës, të cilët janë pa energji elektrike. Qytetarët kërkuan takim me autoritet e kompanisë EVN, por të njëjtët nuk iu përgjigjën kërkesës së qytetarëve të Haraçinës. Këta të fundit, para mediave dëshmuan se paguajnë rregullisht rrymën, duke treguar faturat e paguara ndër vite. Në mungesë të energjisë, po rrezikohen edhe shumë biznese në Haraçinë, dëmet janë të mëdha, ndërsa nga Kompania EVN thonë se defektet nuk po i lejojnë ti sanojnë qytetarët, sepse sipas tyre, po i sulmojnë punonjësit e kësaj kompanie. Megjithatë, deri te Ministria e Punëve të Brendshme ka vetëm një akuzë për një gjë të tillë, dhe kjo e demanton kompaninë se qytetarët po i pengojnë punimet për sanimin e defektit.
Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. “Këtu jam për t’i përkrah banorët, dhe për të dhënë një zë të fuqishëm të padrejtës dhe kërkojë urgjentisht që EVN të trajtojë komunën tonë si gjithë komunat tjera. Është e padrejtë ky imponim i vazhdueshëm i problemit me rrymën elektrike në komunën tonë. Është e papranueshme që në ditët e sodit të ballafaqohen gjithë këta qytetarë me një padrejtësi shumë të madhe. E përcjellim në vazhdimësi këtë situatë dhe nuk po e di qëllimin, nuk e di se kujt po i konvenon kjo situatë të eskalojë”, ka theksuar mes tjerash Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. (koha.mk)

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.