LSDM: Nëse VMRO-DPMNE posedon dokumente për fshehje të pasurisë, le t’i dorëzojë në KSHPK

news
Advertisement

Pasi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski publikoi se partia e tij ka dokumente për aferë të re të partive qeveritare LSDM dhe BDI për fshehjen e pasurive në vlerë 30 milion euro, reagoi menjëherë LSDM, informon Zhurnal.

Advertisement

Nga kjo parti thonë se VMRO-DPMNE është shembulli më i mirë i patundshmërive milionëshe me pallatin e bardhë në Qendër të Shkupit, respektivisht me selinë e saj me vlerë 7 milion euro.

“Pallati i bardhë i VMRO-DPMNE-së është sinonim i krimit dhe pasurisë ilegale e fituar në shpinë të qytetarëve. Me aktvendim gjyqësor për Talir 2, është dëshmuar se pallati i bardhë me vlerë 7 milion euro është joligjor, i fituar në mënyrë kriminale, në shpinë të qytetarëve, respektivisht me para të vjedhura nga qytetarët. VMRO-DPMNE ka vjedhur qytetarët, ka përfituar pasuri, luks dhe para në mënyrë joligjore dhe kriminale, derisa qytetarët janë zhytur në varfëro dhe borxhe. Plani detal urbanistik tre herë është ndryshuar që VMRO-DPMNE të fitojë 12 mijë metra katror për selinë e saj, e në vend të ndërtesës të bëhet hotel” thonë nga LSDM.

Ata pyesin se me çfarë pasurie korespondon dhe jeton në Budapest, ish lideri i tyre Nikolla Gruevski.

LSDM gjithashtu i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së që nëse kanë çfarëdo informacione, le t’i dorëzojnë ato në Antikorrupsion.

“Nëse VMRO-DPMNE me të vërtetë ka informata për funksionarë të cilët nuk kanë paraqitur pasuri dhe kanë shkelur ligjin, duhet t’i dorëzojnë te institucioni përkatës e ajo është KSHPK, për procedim të mëtejmë”, reagojnë nga LSDM./Zhurnal.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.