“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu”, flet babai i njërit nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares

news
Advertisement

Grupi prej pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë u kompletua pas ndalimit edhe të të dyshuarit të fundit, që ndodhej në arrati, Shkelqim Kamerit.

Advertisement

Ai është dorëzuar sot në Polici dhe po intervistohet, nën dyshimet se është përfshirë në aktin çnjerëzor të keqtrajtimit të 11-vjeçares.

Babai i Shkelqimit në një prononcim për Sinjalin ka thënë se familja është në gjendje shumë të keqe pas këtij rasti. Ai fajin ia la shoqërisë së të birit, duke ia uruar vetes vdekjen.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, tha ai për Sinjalin, transmeton Gazeta Insajderi.

Që nga dita kur ka ndodhur ky rast i trishtë, ai tha se Shkelqimi s’ka qenë në shtëpi. Pasi e kuptoi se është shpallur në kërkim, ai tha se u vë vet në lëvizje për ta gjetur derisa e takoi në fshatin Koliq.

“Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, përfundoi babai i të dyshuarit.

Kameri ndodhet në stacion policor ku po intervistohet, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë, vëllezërit Ekrem dhe R.Rexhepi, Xh.S., dhe G.J. janë dërguar në paraburgim.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.