Maqedoni, rritje prej 110 për qind të turistëve të huaj në korrik

news
Advertisement

Në korrik të këtij viti janë regjistruar 169.449 turistë, prej të cilëve 54 për qind janë vendas dhe 46 për qind turistë të huaj. Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi sot se numri i fjetjeve në korrik 2022 është 700.629, prej të cilave 74,3 për qind janë nga turistë vendas dhe 25,7 për qind nga turistë të huaj.

Advertisement

Në korrik të këtij viti ka pasur më së shumti turistë nga Turqia, 12,841, pasuar nga Serbia, 9,393, Polonia, 5,412, Gjermania, 3,698, SHBA, 2,721, Bullgaria, 2,286, Sllovenia, 2,099, Greqia, 1,828. Numri total i turistëve në korrik të këtij viti, mbi 105 mijë ishin në zonat liqenore dhe mbi 36 000 në kryeqytet. Akomodimi në hotel kanë përdorur 99 000, dhe mbi 56 000 qëndruan në shtëpi, apartamente pushimi dhe dhoma me qira.

Në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur për 53,3 për qind, ku turistët vendas janë rritur për 13,7 për qind, ndërsa turistët e huaj janë rritur për 109,9 për qind.

Sa i përket fjetjeve në periudhën janar – korrik të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje prej 34,6 për qind, në ato vendase për 9,8 për qind, ndërsa në ato të huaja rritja është për 95,9 për qind.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.