Misteri i ecjes rrethore të tufave të deleve, përhapet nga Mongolia edhe në Britani

news
Advertisement

Fenomeni i lëvizjes së koordinuar në formë rrethore të tufave të deleve të raportuara një javë më parë nga Kina, është vërejtur dhe në vende të tjera të botës edhe pse arsye e sjelljes vijojnë të mbeten mister. 47 vjeçari Christopher Hogg ka raportuar më herët spektaklin e rrallë nga një fushë në Rottingdean, në veri të Londrës.

Advertisement

Ai shpërndau pamjet e pazakonta në rrjetet sociale ku dhjetra përdorues pretendonin se dukeshin si një “anije aliene”. Chris, i cili është pedagog në Royal Holloway University, thoshte para dy vjetëve se delet po silleshin në mënyrë të çcuditshme.

Edhe një javë më parë fenomeni u raportua i regjistruar ne video nga Kina, në një fermë ku tufa e deleve kryente një ecje misterioze rrethore për 12 ditë radhazi në rajonin qëndror të Mongolisë.

Sjellja e çuditshme e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregonte tufën e madhe që marshojnë si “të hipnotizuara” në një formë të përkryer rrethore në fermën e tyre.

Disa prej deleve shihen që ndjekin veprimin nga jashtë grupit, ndërsa të tjera qëndrojnë të palëvizura në qendër të tij.

Video raportonte se delet ishin të shëndetshme dhe shkaqet e sjelljes mbeten mister.

Disa kanë spekuluar se sjellja mund të shkaktohet nga një bakter i quajtur Listeriosis që më parë ka shkaktuar prishje të zakoneve të sjelljes te delet, duke i bërë anoreksike, në depresion apo të çorientuara, sipas rrjetit Merck Manual dhe shoqërohet me përkeqësim të shëndetit të kafshëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.