Moti për nesër: Erëra të ftohta, ngrica dhe mjegull – ja çfarë pritet në Kosovë e rajon
Nesër Kosova do të përballet me një rënie të lehtë të temperaturave, pasi nga verilindja do të fillojnë të fryjnë erëra më të ftohta. Kjo do të ndihet sidomos në Rrafshin e Kosovës, ku pritet shtim i vranësirave, por herë pas here do të ketë edhe intervale me diell.
Mëngjesi pritet të jetë i acartë, me ngrica të theksuara dhe mjegull në disa zona të ulëta. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje graduale deri në 8°C.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, e premtja sjell mot kryesisht stabil. Priten vranësira të shpërndara, periudha me diell dhe mëngjese të ftohta me mjegull, ndërsa dita do të jetë më e butë dhe e këndshme.
Fundjava vijon me të njëjtën tablo të qëndrueshme: vranësira të pakta lokale dhe kohë me diell. Në disa rajone mund të krijohet mjegull e qëndrueshme, e cila bashkë me vranësirat e ulëta mund të qëndrojë edhe gjatë ditës, duke mbajtur temperaturat më të ulëta. Aty ku qielli hapet, pritet të jetë dukshëm më ngrohtë.
Në Shqipëri, sidomos në zonat me klimë mesdhetare, temperaturat do të jenë më të larta, si zakonisht për këtë periudhë.
📌 Burimi: MeteoBallkan