Ndërron jetë Ambasadori Ramadani

news
Advertisement

Në moshën 60-vjeçare ka ndërruar jetë ambasadori aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin të Gjermanisë, Ramadan Nazifi. Nazifi konsiderohej si një diplomat me përvojë, i cili më parë ka shërbyer si ambasador i vendit në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Advertisement

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit, Ramadan Nazifi, Ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019, ish Ambasador në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe për shumë vite diplomat karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ramadani, me të cilin kisha krijuar një miqësi personale, ishte një diplomat i shquar dhe i përkushtuar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri.
Ngushëllime familjes, miqve dhe punonjësve të Ministrisë!
U prehtë ne paqe”, ka shkruar Bujar Osmani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.