Nënshkruhet Marrëveshja kolektive në mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut

news
Advertisement

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, kanë nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive.

Advertisement

Rritja e pagave prej 15% të punonjësve në institucionet publike për fëmijë dhe rritja e vazhdueshme e tyre me çdo rritje të pagës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive. Gjithashtu tejkalohet problemi me orarin e punës së edukatorëve për realizimin e aktiviteteve tjera programore.

Me marrëveshjen e re sigurohet regres për pushimin vjetor, mungesë katërorëshe të paguar nga puna gjatë një muaji për të kryer punë personale, rriten të drejtat për ditë të lira me pagesë gjatë një viti kalendarik, vendosen çmime jubilare për punë nëpër çerdhe. Marrëveshja e re kolektive parasheh pjesëmarrje të përfaqësuesit sindikal nëpër shumë komisione në institucione të formuara nga drejtori.

Marrëveshja gjithashtu parasheh rritjen e shtesave dhe kompensimeve të pagës dhe rriten të drejtat e punëtorëve gjatë grevës. Nënshkruesit e Marrëveshjes, Ministrja Trençevska dhe Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, shprehën bindje se marrëveshja e re kolektive paraqet progres të të drejtave të punonjësve nëpër çerdhet e fëmijëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.