Nëse s’keni qeshur mjaftueshëm sot, hajde lexojmë pak komentet për këngën e #FIFAWorldCup2022

news
Advertisement

“Tukoh Taka” është aktualisht kënga e tretë #trending në YouTube. Sigurisht që vëmendja e gjithë botës është tek FIFA World Cup dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këngën.

Advertisement

Pjesë e këngës janë Nicki Minaj, Maluma, & Myriam Fares. Pritshmëritë ishin të larta, nisur dhe nga këngëtarët dhe në fakt, copëza të këngës nuk tingëllojnë keq.

Po për këngën e plotë? Ja disa nga komentet më të pëlqyera në YouTube:

1. Gjëja më e mirë për këtë këngë, është që mbaron.

2. Shembulli i përsosur i “secili të bëjë pjesën e vet të projektit dhe në fund i bashkojmë”.

3. Do vendos këtë këngë si alarm, pastaj do vendos një alarm tjetër para atij, që të zgjohem pa e dëgjuar këtë këngë.

4. Babi im ishte në koma për 3 vjet. U zgjua vetëm për të fikur këngën. Faleminderit!

5. FIFA: Bëni një këngë që flet për shtetet, emocion dhe pasion; Producentët: Tuku tu tata tuku tuku tu tata.

6. Kur ajo tha “tuku ta ta” filluan të më dilnin lotë nga sytë.

7. Kënga nuk është e keqe, por këngët e Kupës së Botës duhet të jenë një ikonë, jo një këngë vetëm për t’u kërcyer. Duhet të jetë diçka emocionuese.

8. Askush nuk e superon këngën e vitit 2010.

9. Akoma më kujtohet kur këngët e Kupës së Botës flisnin për Kupën e Botës, përcillnin emocion, gëzim dhe të bënin të doje të shikoje ndeshjet.

10. Qëllimi i kësaj kënge është të bashkojë botën…duke na sjellë një “armik të përbashkët”.

P.s: Krahas komenteve, duhet thënë se njerëzit thonë se janë kryesisht “ok” me Nicki-n dhe Maluma-n.anabel.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.