Nga çfarë shkaktohet depresioni/ Çfarë zbulon studimi i fundit

news
Advertisement

Që nga vitet 1990, përdorimi i antidepresantëve është rritur së bashku me teorinë se ilaçet balancojnë nivelet e kimikateve në tru.

Advertisement

Studimet e reja sugjerojnë se në fakt depresioni nuk shkaktohet nga nivelet e ulëta të serotoninës. Por se depresioni mund të lidhet më fort me ngjarjet negative të jetës

“Mund të themi me siguri se pas një sasie të madhe kërkimesh të kryera gjatë disa dekadave, nuk ka asnjë provë bindëse që depresioni shkaktohet nga nivelet e ulëta ose aktiviteti i reduktuar i serotoninës,” tha autorja kryesore e këtij studimi Joanna Moncrieff, profesoreshë e psikiatrisë në Kolegjin Universiar të Anglisë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa detaje shumë interesante të këtij studimi.

Çfarë treguan studimet e fundit?
Studiuesit shqyrtuan studimet e kryera mbi serotoninën dhe depresionin. Ata nuk gjetën asnjë ndryshim në nivelet midis mijëra njerëzve të diagnostikuar me këtë gjendje dhe pjesëmarrësve të shëndetshëm.

Autorët shqyrtuan gjithashtu edhe studimet ku nivelet e serotoninës u ulën artificialisht në qindra pjesmarrës. Ata zbuluan se kjo nuk i futi individët në gjendje depresive.

As tek njerëzit që kishin variacione në genin që mundëson transportin e serotoninës, nuk u pa asnjë ndryshim në nivelet e depresionit.

Në të kundërt, u vu re se ngjarjet stresuese të jetës ushtrojnë një efekt të fortë në rrezikun e njerëzve për të rënë në depresion.

Sa më shumë ngjarje stresuese të ketë përjetuar një person, aq më shumë ka gjasa të jetë në depresion.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre janë të rëndësishme pasi studimet tregojnë se 85-90% e njerëzve, besojnë se depresioni shkaktohet nga niveli i ulët i serotoninës ose i një çekuilibri kimik në tru.

Ekzistojnë gjithashtu prova që tregojnë se të besosh se humori i keq shkaktohet nga një çekuilibër kimik, i bën njerëzit të kenë një pikëpamje pesimiste për mundësinë e rikuperimit dhe mundësinë e menaxhimit të gjendjes shpirtërore edhe pa ndihmë mjekësore.

Bashkëautori Dr Mark Horoëitz, një psikiatër dhe studiues klinik në psikiatrinë e Kolegjit Univeersitar të Anglisë (UCL) u shpreh: “Përfshirja në këtë hulumtim ishte magjepsëse dhe më duket sikur gjithçka që mendoja se dija është kthyer përmbys.”

A duhen marrë antidepresantët?
Studiuesit thonë se pacientëve nuk duhet t’u thuhet se depresioni është shkaktuar nga një çekuilibër kimik.

Megjithatë, nuk duhet të informohen as se ilaçet nuk mund të ndihmojnë. Por ata duhet të dinë se efekti i tyre ndryshon nga personi në person.

Prandaj është e rëndësishme që kujdesi për pacientin të bazohet në nevojat personale.

Edhe pse shumica kalojnë atë që quhet depresion i butë, jeta e disa individëve mund të jetë në rrezik për shkak të rrezikut të vetëvrasjes.

Trajtimet ekzistuese, duke përfshirë disa lloje ilaçesh kundër depresionit dhe psikoterapitë (e folura), janë efektive dhe të sigurta.

Për të marrë efektet e dobishme të trajtimit mund të duhen javë dhe çdo trajtim nuk funksionon njëjtë për të gjithë.

Është thelbësore që të kuptojmë se çfarë ndodh në trurin tonë kur përjetojmë depresion. Në këtë mënyrë trajtimet do të mund të përmirësohen. /AgroWeb/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.