Nuk pranoi të bëhej synet, 5-vjeçari qëndron dy orë mbi çati! Habitet mjeku: Nuk kam…

news

Një 5-vjeçar nga Indonezia u ngjit në çatinë e klinikës mjekësore dhe refuzoi të zbriste nga ajo për 2 orë, pasi nuk deshi të behej synet.
Dr. Anik Sutari që u morr me këtë rast tha se kurrë nuk kishte parë ndonjë gjë të tillë gjatë gjithë viteve të eksperiencës së tij si mjek.
“Gjatë gjithë historisë time profesionale, nga 20 vjet që kam bërësynet me mijëra fëmijë, kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të hipë në majë të çatisë”, deklaroi Dr. Sutari.

Advertisement

Pas 2 orësh prindërit menduan të kontaktojnë personin e preferuar të djalit, mësuesin. Mësuesi e bindi atë të zbriste dhe të behej synet.
Dr Sutari tha se djali nuk u grind, qau apo u ankua përgjatë procedurës mjekësore. Kjo histori është bërë virale dhe komentet kanë qenë të shumta.
Pothuajse mbi 95% e fëmijëve meshkuj në Indonezi bëhen synet, gjë që është kthyer si të thuash në një ligj por të pashkruar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.