Nura: Koordinimi i politikave tona, obligim kombëtar

news
Advertisement

Zv.drejtori i Agjencionit për Emigracion të RMV Izmit Nura ka takuar Drejtorin për Diasporën në Republikën e Kosovës Sylë Ukshini. Takimi është realizuar Në ambientet e MPJD-së, në Prishtinë

Advertisement


Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, bashkërendimit të aktiviteteve të Departamentit të Diasporës së MPJD-së të Republikës së Kosovës me Agjencinë për Emigracion në Republikën e Maqedonisë se Veriut, ku theks të veçantë patëm për çështjen e mësimit plotësues dhe të organizimeve të aktiviteteve të mërgimtarëve tanë nëpër shtete të ndryshme të botës.

“Në këtë takim, evidentova objektivat e punës të Agjencisë për emigracion, detyrat dhe punët që kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, si dhe projektet që kanë të bëjnë me nxitjen dhe zhvillimin e tyre kulturor dhe me përparimin e lidhjeve me organizatat dhe shoqatat në mërgim.


Gjatë këtij bashkëbisedimi, z.Sylë Ukshini më ka njoftuar për strukturën e re të Departamenti të Diasporës në MPJD, si dhe për objektivat që i kanë përcaktuar ,duke nënvizuar nevojën e koordinimit sa më intensiv të Agjencinë per Emigracion ne Republikën e Maqedonisë se Veriut dhe Departamentin e Diasporës në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e lidhjeve me mërgatën në vende të ndryshme të botës dhe harmonizimit të kutikulave dhe tekstet për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në vende ku është e koncentruar mërgata jonë” ka thënë Nura. Ai ka shtuar se është biseduar edhe
për projektin „Karvani i Diasporës“, i realizuar përgjatë muajit korrik dhe gusht nga Departamenti i Diasporës në Republikën e Kosovës.

“Z.Sylë Ukshini më ka informuar edhe për bashkëpunimin me misionet tona diplomatike, organizatat jo-qeveritare dhe botën akademike, lidhur me angazhimin e potencialit intelektual nga diaspora në Kosovë, duke patur si qëllim primar nxitjen dhe promovimin e kthimit të potencialit intelektual të pjesëtarëve të diasporës në Kosovë.
Pas abetares së unifikuar, mbetet obligim yn primar unifikimi strategjis mbi përkujdesjen ndaj diaspores sonë” ka potencuar Nura.
Zv.drejtori Izmit Nura pas emërimit të tij në këtë institucion ka marr disa nisma konkrete për diasporën shqiptare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.