Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares, hapësirat publike në Prishtinë do të jenë nën vëzhgim të kamerave

news
Advertisement

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se prej sot e tutje hapësirat publike në kryeqytet do të jenë nën vëzhgimin e kamerave.

Advertisement

Rama ka njoftuar se kjo ka qenë një marrëveshje e përbashkët me Policinë e Kosovës, e cila është nënshkruar sot, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit”, njoftoi kryetari në një postim në Facebook.

Kujtojmë se rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, për të cilën edhe u organizuan protesta masive brenda dhe jashtë vendit. E mitura është dhunuar nga pesë të dyshuar për shtatë orë. Të pesë të dyshuarit gjenden aktualisht në paraburgim, derisa tre prej tyre janë të mitur. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave!

Sot finalizuam marrëveshjen me Kosovo Police për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.
https://www.facebook.com/perparimrama2021

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.