Pensionet do të rriten 50 përqind. Politikani jep lajmin e mirë

News

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeminister i kësah partie, Bedri Hamza, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore.

Kësaj here ai është fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.

 

 

 

“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.

 

“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro,” ka theksuar ai.

 

 

 

 

 

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush,” ka përfunduar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *