Për të shpëtuar nga borxhet, bëri sikur vd iq, bëhet viral pasi njerëzit mendojnë se ai u kthye nga vde kja

news
Advertisement

Një burrë kishte aq shumë borxhe sa që vendosi të falsifikonte vdekjen e tij, përfundoi duke u bërë viral në mediat sociale rastësisht kur u filmua duke u “zgjuar” brenda arkivolit të tij të hapur.

Advertisement

40-vjeçari u filmua nga të afërmit dhe të pranishmit teksa ishte shtrirë në arkivol, por befas njerëzit u mahnitën pasi ai dukej se po zgjohej.

Burri dhe gruaja e tij pagoi një ambulancë me një arkivol për t’i marrë ata nga shtëpia e tyre në Xhakartën e Jugut, Indonezi, në një shtëpi ku ata thanë se do të merrnin trupin e një anëtari të vdekur të familjes.

Shoferi i ambulancës tha se çifti dukej shëndoshë e mirë kur hipën në automjet, raporton mirror.

Më pas ata kërkuan një ndalesë të shkurtër në një zonë pushimi në autostradë, gjatë së cilës burri u hodh në arkivol.

Shoferi vuri re se ai ishte zhdukur kur ata rifilluan udhëtimin e tyre për në Rancabungur.

Ambulanca më pas filloi udhëtimin për të transportuar arkivolin në një klinikë me gruan, me sa duket për të shpallur vdekjen e burrit.

Por ai u filmua gjersa u zgjua, duke mos kuptuar se çfarë kaosi do të shkaktonin veprimet e tij.

Pasi nisi një hetim për rastin, policia dje tha se mësoi se burri falsifikoi vdekjen e tij me ndihmën e gruas së tij.

Sipas ligjit indonezian, mashtrimi i qëllimshëm i autoriteteve është një krim i dënueshëm deri në një vit burg. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.