Pritje të gjata në kufij, mërgimtarët përballen me kushte të vështira atmosferike
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare, në kushte të vështira moti, me të ftohtë, mjegull dhe reshje shiu. Pavarësisht këtyre vështirësive, fluksi i udhëtarëve mbetet i lartë për shkak të ardhjes së tyre në vendlindje.
Situata më e rënduar raportohet në pikën kufitare Kroaci–Serbi, ku pritjet për kalim kanë kaluar mbi 12 orë. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve për durim dhe kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, si dhe për t’u informuar paraprakisht mbi gjendjen në pikat kufitare.