“Projektligji për dezinformimin”/ Deputeti thyen celularin e tij në kuvend!

news
Advertisement

Videoja e një deputeti turk që thyen telefonin me çekiç gjatë një fjalimi publik në parlament është bërë virale në rrjetet sociale. Ligjvënësi turk, Burak Erbay, theu një telefonin si një akt përtë kundërshtuar ligjet e propozuara për dezinformimin.

Advertisement

“Ju ka mbetur vetëm një liri, telefonat inteligjentë në xhepin tuaj që kanë Instagram, Facebook, YouTube, me të cilët mund të komunikoni”, tha ai. “Nëse ligji pwr dezinformimin kalon në parlament, ju mund t’i thyeni telefonat dhe t’i hidhni kështu – vëllezërit dhe motrat e mia.”

Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar nga qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet.

Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burg.

Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censure.

Drafti mund të dëmtojë më tej gazetarinë përpara zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm, ka thënë Mbikëqyrësi Evropian të të drejtave, duke i bërë thirrje parlamentit të Turqisë ta refuzojë atë.

Qeveria e presidentit Tajip Erdogan thotë se legjislacioni do të trajtojë dezinfomimin në shtyp dhe në mediat sociale. Partia e tij qeverisëse AK dhe aleatët e tij kanë shumicën në parlament dhe pritet ta miratojnë atë brenda kësaj jave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.