Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në vend – priten reshje të reja dhe rënie të temperaturave në mënyrë drastike
Ditët e fundit, vendi jonë është përballur me reshje të dendura shiu, të cilat në shumë vende kanë shkaktuar përmbytje, bllokime trafiku dhe dëme në infrastrukturën lokale.
Stuhia krijoi probleme veçanërisht në pjesët lindore dhe veriore të vendit, ku niveli i ujit të lumenjve u rrit ndjeshëm.
Sipas parashikimeve të fundit, periudha e motit me re të ndryshueshme do të vazhdojë edhe për ditët në vijim.
Nesër, të premten dhe në fundjavë presim më shumë reshje shiu – lokalisht mbi 30 litra për metër katror në 24 orë.
Që nga e diela, temperaturat e mëngjesit dukshëm do të bien dhe në malet më të larta, priten rreshje të borës.
Meteorologët u bëjnë apel qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të jenë të kujdesshëm kur lëvizin nëpër zonat e përmbytura.