Rusia bombardon sërish Zaporizhian

news
Advertisement

Bombardimet që synojnë infrastrukturën civile në Zaporizhia vijojnë. 12 raketa ruse kanë goditur 5 ndërtesa dhe një godinë 9 katëshe në këtë qytet duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur
rreth 50 të tjerë ku mes tyre 6 fëmijë.

Advertisement

Në vendngjarje vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për të nxjerrë njerëz të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë që Kremlini nuk i ka kursyer bombardimet në territoret Ukrainase , Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë që të kryejnë inspektime mbi shembjen e një pjese të urës që lidh Rusinë me Krimenë.

Zhytësit rus do të përcaktojnë dëmet e shkaktuara nga bombardimet Ukrainase mbi këtë urë që shtrihet përmes ngushticës së Kerçit. Prej kohësh Kremlini po përballet me kriza dhe kundërshtime të brendshme mbi atë çfarë po ndodh me menaxhimin e luftës në fushën e betejës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.