Shqiptari shpallet parukieri i vitit në tre shtete

news
Advertisement

Besim Halimi është njëri nga parukierët më të suksesshëm. Halimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është vlerësuar së fundmi si parukieri i vitit në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Fituesit e Çmimeve të Parukerisë Profesionale Schwarzkopf 2022, ku triumfoi dhe shqiptari nga Presheva, u ndanë me 25 Shtator.

Advertisement

Halimi mori gjithashtu një trofe të dytë për kategorinë “Women’s Switzerland West”. Ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për emocionet e kësaj fitoreje. “Ky është vlerësim dhe vërtetim i pasionit të një njeriu që e bën këtë profesion për ditë.

Lumturia më e madhe ka qenë në Hall Of Fame. Unë jam i lumtur se kam fituar në dy kategori.”, tha ai. Parukieri, i specializuar në prerje dhe ngjyra, kur u pyet për personazhet publikë me të cilët ka punuar, tha se nuk ka rëndësi se kush janë. Ai shtoi se të gjithë klientët janë VIP-a për të. /abcnews.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.