Simboli “Z” i agresionit rus në Ukrainë, shfaqet në veri të Kosovës

news
Advertisement

Edhe të hënën po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës, të vendosura nga serbët lokalë pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

Advertisement

Ditët e fundit janë përcjellë me incidente në këtë pjesë, derisa në disa raste ka pasur edhe shpërthime me shok-bomba. Ndërsa, në veri është parë edhe simboli “Z”, i agresionit rus në Ukrainë.

Përkundër thirrjes së ambasadave amerikane dhe britanike në Kosovë e Serbi për heqje të barrikadave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kanë deklaruar se po presin nga KFOR-i heqjen e barrikadave. Kurti ka thënë se Serbia po synon rikthimin e luftës në Kosovë.

Në anën tjetër edhe në Serbi është mbajtur një mbledhje Këshillit të Sigurisë, derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se presin lirimin e ish-policit Pantiq, duke shtuar se serbët në Kosovë po i pret një periudhë e vështirë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.