Skandal në Turqi, një imam marton vajzën e tij 6-vjeçare me një 29-vjeçar

news
Advertisement

Ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Derya Yanık, ka thënë se ministria e saj ka kërkuar arrestimin e tre të dyshuarve në gjyq për një rast abuzimi me fëmijët që tronditi Turqinë javën e kaluar.

Advertisement

“Ne kemi kërkuar një proces arrestimin dhe gjykimin e abuzuesve. Ne nuk mund të tregojmë mëshirë (për të dyshuarit). Gjykimi me arrest është një nga masat e procedimit. Gjykata ka fuqinë e diskrecionit,” tha Yanık në komentet e bëra për transmetuesin turk NTV më 13 dhjetor.

Ajo tha se Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë kishin iniciuar një hetim për rastin dhe se edhe ministria e saj do të përfshihej në këto hetime.

Javën e kaluar, Turqia u trundit nga raportimi skandaloz se një nga drejtuesit e komunitetit islamik İsmailağa, Yusuf Ziya Gümüşel, kishte “martuar” vajzën e e tij në moshën gjashtë vjeçare.

Gazetari Timur Soykan më 3 dhjetor filloi të publikojë serinë e tij të raportimeve në lidhje me historinë tronditëse. Zemërimi i publikut ka vazhduar të rritet që atëherë./Insajderi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.