Spanjë, shqiptari arrestohet duke kultivuar 600 bimë kanabisi në banesë

news
Advertisement

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi u kap me një sasi të konsderueshme droge në banesën e tij, transmetojnë mediat spanjolle.

Advertisement

Autoritetet spanjolle kapën një plantacion marijuanë në Sudanell, ku gjetën 583 bimë dhe arrestuan shqiptarin që jetonte në këtë shtëpi.

Ai u arrestua ndërsa hetuesit mësuan disa javë më parë se shtëpia e vendosur në Calle Sant Pere shërbente si plantacion për kultivimin e marjiuanës.

Në banesë u sekuestruan përveç bimëve të kanabisit edhe mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.