Statujat e shenjta të Ishullit të Pashkëve dëmtohen nga zjarri

news
Advertisement

Advertisement

Një zjarr ka dëmtuar statujat enigmatike në Ishullin e Pashkëve, Kili, në nivele që thuhet se janë të pariparueshme.

Ishulli i Pashkëve ka rreth 1000 megalite (gurë shumë të mëdhenj, zakonisht të ashpër, të përdorur në kulturat parahistorike si monumente ose blloqe ndërtimi), të njohur si moai. Ata kanë koka të mëdha dhe në përgjithësi janë rreth 4 m të larta.

Ato u gdhendën nga një fis polinezian më shumë se 500 vjet më parë.

“Zjarri, i cili shpërtheu të hënën, preku gati 60 hektarë”, shkroi në Twitter Carolina Perez Dattari, zyrtare e trashëgimisë kulturore.

Raportohet se zjarri është ndezur qëllimisht dhe është përqendruar rreth vullkanit Rano Raraku të Ishullit të Pashkëve – i cili është një monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Drejtori i komunitetit Ma’u Henua që kujdeset për parkun kombëtar e përshkroi atë si “të pariparueshëm dhe me pasoja përtej asaj që mund të shohin sytë tuaj”.

“Moai janë plotësisht të djegur,” tha Ariki Tepano përmes faqeve zyrtare të parkut në mediat sociale.

Ishulli i Pashkëve shtrihet 3,500 km nga brigjet e Kilit.

Në të ndodhen rreth 1000 statuja gjigante të gdhendura në gur- më e madhja prej të cilave peshon 74 ton dhe është 10 metra e lartë.

Ishulli i Pashkëve shtrihet 3,500 km nga brigjet e Kilit.

Në të ndodhen rreth 1000 statuja gjigante të gdhendura në gur- më e madhja prej të cilave peshon 74 ton dhe është 10 metra e lartë.

Statujat u gdhendën nga njerëzit indigjenë Rapa Nui midis viteve 1400 dhe 1650, dhe u pozicionuan për të formuar një unazë rreth ishullit.

Më së shumti të njohur për sytë e tyre të thellë dhe veshët e gjatë, ata gjithashtu kanë kapele mbresëlënëse shumëtonëshe të bëra nga një lloj shkëmbi tjetër.

Ato ishin figura të përkushtimit shpirtëror për Rapa Nui, duke mishëruar shpirtin e një paraardhësi të shquar. Secili prej tyre konsiderohej si mishërimi i gjallë i personit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.