Ministri Shaqiri merr pjesë në promovimin e Abetares së Përbashkët

news
Advertisement

Abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë u prezantua këtë të diel në Pallatin e Brigadave në Tiranë në vigjilje të vitit të ri shkollor.

Advertisement

Abetarja e Përbashkët Unike, është zotim i përbashkët i dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës e jetësuar tashmë në një tekst për nxënësit shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës e kudo ata ndodhen.

Abetarja e re, e cila ndryshon nga tekstet e mëparshme, në planin e metodave të integrimit, të leximit dhe të shkrimit, vjen për herë të parë edhe në versionin digjital, që lehtëson ndjeshëm punën e mësuesve e të prindërve dhe ndihmon në mënyrë cilësore nxënësit.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo ishte një sfidë e madhe e cila u realizua në kohë dhe aspak e vonuar.

Sipas tij abetaren unike me të cilën do të mësojnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë e kanë përqafuar edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Rama vlerësoi punën e përbashkët të bërë në drejtim të hartimit profesional të Abetares së unifikuar, e cila vijon traditën e mësimit të gjuhës shqipe, ndër breza.

“Kjo abetare e unifikuar, një punë mes dy qeverive ishte një sfidë me kohën pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura. Ja ku jemi sot me një abetare të unifikuar, një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në shkollë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë dhe një lajm i mirë është se edhe miqtë dhe kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i dy qeverive dhe sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për ta futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Gjuha Shqipe të mbrohet nga kërcënimet e mëdha. Ka qenë e vështirë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar dhe zhdukur Gjuha Shqipe e cila vazhdon që të gjallojë në hapësirat që jetojnë shqiptarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakonshme. Sot është më vlerë që kjo abetare vjen në 110 vjetorin e pavarësisë si një punë e nisur në vigjiljen e festës sonë kombëtare vitin e kaluar në Elbasan. Programi mes dy qeverive eci shumë shpejt. U ngrit komisioni i përbashkët që ndoqi gjithë procesin. Duhet nga ata që e kanë bërë dhe aprovuar. Kjo është një abetare ndryshe nga e mëparshmja dhe në aspektin e procesit të të mësuarit. Abetarja vjen për herë të parë edhe në versionin digjital që lehtëson punën e mësuesve dhe prindërve”, tha kryeministri.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.