Tearcë: Bujqit s`po e gjejnë rrugën nga mbeturinat

news
Advertisement

KRYETARI I KOMUNËS NUHI NEZIRI PREMTON ZGJIDHJE PËR KËTË PROBLEM

Advertisement

Kështu duket rruga që çon drejt arrave dhe fushave të Tearcës.

Mbeturinat që janë hedhur vite me radhë pamundësojnë ata pak bujq që kanë mbetur në Tearcë që të shkojnë dhe të kultivojnë produktet bujqësore.

Shqetësimet mbërritën edhe në redaksinë e Klan Maqedoni. Bujqit e shqetësuar thonë se situata me deponitë vazhdon të mos zgjidhet.

“Kjo dukuri nuk është e sotshme, kjo dukuri është prej shumë vitësh, por kohët e fundit janë hedhur shumë mbeturina, sidomos mbeturina të forta, Tearca, fusha e Tearcës është bërë deponi mbeturinash. Si fermerë, ne jemi të penguar të lëvizim lirshëm për të kryejmë obligimet tona”, deklaroi Muharrem Osmani- banorë i Tearcës.

Nga aty e telefonuam edhe kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, i cili ka premtuar se do të ndërmerr iniciativë për largimin e kësaj deponie në atë zonë bujqësore.

“E gjithë kjo që grumbullohet aty nëse jeni në vendngjarje, ka edhe banorë që hedhin mbeturina nga komunat e tjera, por ne e marrim përgjegjësinë si institucion që të japim drejtim dhe të menaxhojmë këto mbeturina. Ajo rrugë ka qenë prioritare sepse kalon edhe tubi për vaditjen e tokës dhe për këtë arsye ka pasur punime në të njëjtën rrugë, ndaj presim që projekti të kalojë dhe të fillojmë shtrimin e rrugës me zhavorr”, deklaroi Kryetari i Komunës së Tearcës.

Kryetari i Komunës së Tearcës premtoi se përveç largimit të kësaj deponie do të rregullohet edhe rruga, e cila vazhdimisht ka penguar lëvizjen e lirë të këtyre pak fermerëve që kanë mbetur në Tearcë./KlanMacedonia/

Gazetar: Avni Tahiri

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.