Tërmet i fortë trondit rajonin – banorët në panik!

News

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmë zonën e Bosnjës dhe Hercegovinës juglindore, pranë Trebinjës, dhe është ndjerë edhe në vendet fqinje.

Sipas të dhënave të shërbimeve sizmologjike, tërmeti ka ndodhur pak pas mesnate sipas kohës lokale.

Epiqendra është lokalizuar rreth 11 kilometra në veriperëndim të Trebinjës dhe afërsisht 72 kilometra në juglindje të Mostarit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në një pjesë më të gjerë të Hercegovinës lindore, si dhe në disa zona të Kroacisë jugore dhe Malit të Zi, për shkak të afërsisë së epiqendrës.

Deri tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

Sipas të dhënave fillestare, forca e tërmetit ka qenë 3.8 ballë Rihter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *