Tetovë, numri i helmimeve nga ushqimet është i lartë

news
Advertisement

Numri i rasteve të helmimeve nga ushqimet gjatë verës në Tetovë është i lartë. Në repartin e ndihmës së shpejtë të Spitalit të Tetovës për një ndërrim 12 orësh ka mbi 100 kontrolle ambulatore. Për atë se si është situata faktike, Portalb.mk bisedoi me doktor Afrim Aliun. Ndërkaq më poshtë ju sjellim një listë se çfarë duhet të evitohet dhe çfarë të konsumohet më shumë gjatë verës.

Advertisement

Javëve të fundit ka rritje të dukshme të fluksit të pacientëve që kërkojnë ndihmë në Ndihmën e Shpejtë të Tetovës për shkak të ushqimeve të ngrëna të cilët atyre ju shkaktojnë edhe komplikime, ndërsa njëkohësisht janë rritur edhe rastet e intervenimeve në terren nga ekipet e ndihmës së shpejtë
Doktori Afrim Aliu për Portalb.mk shprehet se në repartin e Ndihmës së Shpejtë hasin lloj-lloj rastesh të cilat kërkojnë ndihmë mjekësore, ku siç thekson ai javëve të fundit ka dukshëm rritje të infeksioneve virale si gastroenterite, dehidrime, helmime nga ushqimet dhe të tjera,

“Brenda një ndërrimi 12 orësh (shembull: nga ora 19-070 në repart kemi përafërsisht mbi 100 kontrolle ambulantore dhe mbi 10 intervenime në terren. Helmimet nga ushqimet vijnë kryesisht si pasojë e rritjes së temperaturave, ushqimi nuk mbahet në temperatura adekuate dhe përdorimi i salcave janë disa nga arsyet më të shpeshta të cilat na sjellin de helmimet akute”, tha Aliu.
Sipas tij, rastet më të lehta duhet të trajtohen në kushte shtëpiake, ndërsa kur ka komplikime apo kur pacienti humb sasinë e lëngjeve duhet të orientohen te mjeku i tyre amë. Ndërkaq apelon për kujdes se çfarë ushqimesh konsumohen gjatë verës.

“Ne si mjek apelojmë deri te të gjithë qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe selektiv me sasinë dhe cilësinë e ushqimit që e konsumojnë, të konsumojnë sa më shumë lëngje, mos të përdorin salcat në temperatura të larta dhe në qoftë se vërejnë simptome helmimi, të kërkojnë ndihmë mjekësore adekuate që mos të vijë deti në komplikim të situatës”, apeloi Aliu.

Çfarë (nuk) duhet të hamë gjatë verës?
Sipas Eat This, disa nga ushqimet e verës të cilat duhet të shmangen apo të ketë kujdes me sasinë e përdorimit të tyre, si dhe që janë të dëmshme për stomakun, apo të dyshuarit e zakonshëm inflamatorë, nxitës të fryrjes, që prishin tretjen, të mbushur me yndyrë, natrium dhe sheqer janë këto:

Picat, sallata me patate, petullat, ushqimet djegëse, drithërat, naços, kofshët e pulës (chicken nuggets), çokollatat, millkshejk, çamçakëz, vezët, bananet e papjekura, domatet, pijet energjike, biskotat, mollët, ushqimet e shpejta, rosticeritë e kripura, kafeja, çajrat e ëmbël, pijet e gazuara, pijet e kombinuara, akullorja, mishi dhe peshku të pjekur në temperatura të larta, hot dogat, mishrat e thatë si proshuta dhe të ngjashme, frutat e thata, vera e bardhë, salca BBQ, buka e bardhë, birra, djathi, patatet e skuqura, farat e shalqirit dhe të tjera./portalb

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *