Thaçi: Dilemën e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin për shkak të shamisë

news
Advertisement

Analisti Jusuf Thaci ka një porosi për vajzat dhe prindërit e tyre; u thotë të mos e lënë shkollimin për shkak të shamisë.
Duke e ndarë një tregim për veprimin e profetit Muhamedit, që njihet si i dërguari i Zotit te myslimanët, Thaçi u bën thirrje vajzave kosovare që të mos vendosin shaminë para shkollimit të tyre.

Advertisement

Ai thotë se është kundër ndalesës së shamisë në shkollë, për personat që e vendosin atë me vullnet të lirë, por thotë se derisa kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale, vajzat duhet ta kenë prioritet shkollimin.

Lexoni lajmet tona në telegram: https://t.me/lajm24

“…nëse e marrim për bazë këtë shembull/mësim nga Profeti dhe e zabtojmë atë në situatën për të cilën po flasim, atëherë zgjidhja e dilemës së këtyre vajzave në Kosovë që janë të detyruara të zgjedhin mes shkollimit ose shamisë, është e qartë: ato duhet të vazhdojnë shkollimin edhe nëse detyrohen të heqin dorë nga shamia, sepse shkollimi është shumë më i rëndësishëm se shamia”, ka shkruar Thaci.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.