Toska: I vockël je me fol për Kosovën, o Bujar Osmani!

news
Advertisement

Gazetarja Dijana Toska ka reaguar pas deklaratës së Bujar Osmanit që i dha leksione Kosovës për mënyrën se si duhet t’i qaset dialogut me Serbinë, shkruan monitor.mk.

Advertisement

Toska ka thënë se Bujar Osmani është i vockël të flasë për Kosovën dhe se deklarata e tij ishte e dhimbshme, e dëmshme dhe irrituese.
Doska në fund shtoi se deklarime të tilla dëshmojnë mosnjohuri elementare sa i përket gjeopolitikës./monitor.mk

Shkrimi i plotë i Dijana Toskës:
I vockël je me fol për Kosovën, o Bujar Osmani!
Proevropiani Bujar Osmani, merr të drejtën e guximin me e porosit Kosovën që “ me mirëbesim ti përmbahet vlerave të mira fqinjësore dhe asaj për çka janë pajtuar me Serbinë, sepse duhet marrë parasysh kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik”
Për cilin mirëbesim e vlera të mira fqinjësore mund të flitet kur barazohen që në start palët, agresori e viktima e cila njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur e sovran!?
Deklarimet e tilla përveq që dëshmojnë mosnjohuri elementare të politikës gjeostrategjike,janë të dëmshme, irituese, të dhimbshme ngase vijnë nga një shqipëfolës që fatkeqësisht përvoja po dëshmon se nuk frymon shqip, përderisa ende për gjuhën e tij amëtare deklaron se ka arritur sukses historik duke e shtrirë vertikalisht brenda sistemit.  
Mjerim…

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.