Tragjedi në Zvicër: 25-vjeçari nga Struga humb jetën në vendin e punës

News

Ngjarja ka ndodhur të premten në Niederurnen, Zvicër, rreth orës 23:00, ndërsa viktima po kryente punime për pastrim të një makinerie prodhuese. 
• Gjatë procesit të punës ai dyshohet se është kapur nga makina industriale, duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe pjesën e sipërme të trupit. 
• Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë gjatë natës. 
• Autoritetet zvicerane (Prokuroria e Kantonit Glarus dhe Policia Kantonale) kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *