Tragjedia në Himarë, reagon Rama

news
Advertisement

Pas ngjarjes tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë pas përplasjes me njëskaf që drejtohej nga oficeri Arjan Tase, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Advertisement

Në postimin e tij në twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det.

Ai gjithashtu thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.

Postimi i Ramës:

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *