Tupançevski: Situata në gjyqësor po ec pozitivisht

news
Advertisement

Situata në gjyqësor, ndoshta ngadalë, por po ecën në kuptimin pozitiv, deklaroi ministri i Drejtësisë në RMV Nikolla Tupançevski gjatë paraqitjes në Ditarin e televizionit “Sitell”. Jemi dëshmitarë se ka përgjegjësi mes gjykatësve dhe prokurorëve publikë, ndërsa organet rregullatore, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë tregojnë riaktivizimin apo realizimin e kompetencës së tyre, shtoi Tupançevski.
Duke folur për besimin në gjyqësor, ministri deklaroi se kemi qenë dëshmitarë se ka përgjegjësi edhe për gjykatësit edhe për prokurorët publik.

Advertisement

“Kur është fjala për Këshillin e Prokurorëve Publikë, mund të them se tashmë janë plotësuar dy pozita. U zgjodh prokuror i lartë publik në Manastir dhe prokuror i lartë publik në Shtip. Fjala është për dy funksione serioze dhe ky proces pas një ngecjeje do të thotë një ndryshim në kuptimin pozitiv të fjalës”, deklaroi Tupançevski.

Në lidhje me rastin e Villma Ruskoskës, Tupançevski deklaroi se procedura ende nuk ka përfunduar, ka perceptime të ndryshme se nuk e ka përfunduar punën dhe deklaroi se duhet të presim që institucionet të vendosin deri në fund.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.