Gjashtë muaj të tjerë burg për Aleksandar Vasilevskin – Ninxhan

news
Advertisement

Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili është i dënuar me burg për sulmin në Kuvend që ndodhi më 27 prill, mori edhe një dënim të ri me burg prej gjashtë muajsh pasi para Gjykatës Themelore Penale në Shkup e ka pranuar fajin se kishte ndihmuar arratisjen e dy personave.

Advertisement

Nga Gjykata Penale për AIM konfirmojnë se Vasilevski-Ninxha është dënuar me gjashtë muaj burg pasi e ka pranuar fajin për veprën penale “ndihmë të kryerësit të veprës penale”, pa precizuar se për kë bëhet fjalë.

Bëhet fjalë për aktvendim të shkallës së parë, për të cilin palët kanë të drejtë ankese për masën e dënimit.

Ninxha, sipas shkrimeve të disa mediave, ka ndihmuar gjatë arratisjes ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe bashkëpunëtorit të tij Nikolla Boshkovski, të cilët janë dënuar në lëndën për përgjimin masiv.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.