Vazhdojnë gafat e Bidenit, largohet “çuditshëm” nga foltorja

news
Advertisement

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka vazhduar reagimet “e çuditshme” në takime publike. Pas një fjalimi në Agjencinë Federale të Menaxhimit së Emergjencave të enjten, Biden bëri një reagim të çuditshëm duke u larguar nga foltorja, derisa ndonëse e kishte shumë afër, nuk e dëgjoi thirrjen e zyrtares së Agjencisë. “Ju faleminderit”, deklaroi Biden, duke u larguar, derisa zyrtarja e thirri “zotëri president”, në përpjekje për ta ndalur. Presidenti vazhdoi në pjesën tjetër të sallës për t’i përshëndetur të pranishmit.

Advertisement

Të mërkurën, Bideni bëri një gabim të turpshëm në një ngjarje kundër urisë, kur u duk se harroi vdekjen e një kongresmene nga Indiana.

Presidenti po fliste në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për urinë, ushqyerjen dhe shëndetin, kur thirri emrin e Jackie Walorski, një anëtare republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, që vdiq në një aksident automobilistik këtë vit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.