Vazhdon debati për gjykatësit kushtetues në Kuvendin e RMV-së

news
Advertisement

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot do të mbajë dy seanca në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Në seancën e parë të 20-të, Komisioni duhet ta vërtetojë Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori”.

Pas përfundimit të kësaj seance, është caktuar vazhdimi i seancës së 13-të, në të cilën anëtarët e Komisionit duhet të diskutojnë rreth Propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Diskutimi për gjykatësit kushtetues është duke zgjatur për ditë me radhë, ndërsa emri i fundit për të cilin është diskutuar është Ljubomir Joveski, i cili për momentin është kryeprokuror shtetëror.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.