Kovaçevski sot takohet me Mickoskin, do të diskutojnë për krizën energjetike

news
Advertisement

Për sot pasdite është caktuar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.
Raportohet se gjatë takimit do të bisedohet për krizën energjetike në vend dhe mënyrat për zbutjen e pasojave të saj. Takimi, siç konfirmuan dje nga Qeveria është planifikuar të mbahet në ora 16:00.

Advertisement

Përveç Mickoskit, në takim do të marrë pjesë edhe ekipi ekonomik i partisë, i cili do të prezantojë planin e OBRM-PDUKM-së për tejkalimin e pasojave të krizës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.